Tërheqja e orëve inteligjente Ionic për arsye sigurie

2 mars 2022

Njoftimi për konsumatorin

Ne kemi njoftuar për një tërheqje vullnetare të orëve inteligjente Fitbit Ionic, të cilat kompania i ka prezantuar në vitin 2017 dhe ka ndaluar së prodhuari në vitin 2020. Bateria në orën inteligjente Ionic mund të nxehet shumë, duke shfaqur një rrezik për djegie.

Shëndeti dhe siguria e përdoruesve të Fitbit është përparësia jonë kryesore. Ne po e ndërmarrim këtë veprim në kuadër të kujdesit tonë të lartë për përdoruesit tanë. Ne do të ofrojmë një rimbursim për klientët e Fitbit Ionic.

Kjo tërheqje është specifike për pajisjet Fitbit Ionic. Ajo nuk ka ndikim në asnjë orë inteligjente apo monitorues tjetër Fitbit.

Nëse ke një Fitbit Ionic, ndalo së përdoruri pajisjen tënde.

Për informacione se si të marrësh një rimbursim, vizito qendrën tonë të rimbursimit. Mund të marrësh po ashtu aksesin për ulje speciale për pajisje, rripa dhe shërbime të caktuara të Fitbit të disponueshme në rajonin tënd, për një kohë të kufizuar.

Detajet shtesë në lidhje me këtë tërheqje produkti jepen në pyetjet e shpeshta më poshtë. Nëse ke ndonjë pyetje që nuk ka merr përgjigje më poshtë, mund të telefonosh shërbimin e klientit. Kliko këtu për të gjetur numrin lokal të telefonit.

Pyetjet e shpeshta të përdoruesve